Gashi deklarohet pas takimit të deputetëve të LDK’së me kryetarin Mustafa

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi ka folur pas takimit të kryetarit Isa Mustafa me deputetët e LDK’së.

Ai ka thënë se kjo mbledhje ishte koordinuese dhe se këtyre ditëve do të nënshkruhen koalicionet me AAK’në e Nismën.

“Na patëm një mbledhje koordinues mes Grupit Parlamentar dhe kryetarit, ku i pranishëm ishte edhe kandidati për kryeministër Avdullah Hoti”.

“Po presim që me formalizimin e koalicioneve, besoj që brenda ditës së sotme ose nesër dhe pastaj do të iniciojmë seancë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Gashi.

Ndërsa se a i ka LDK votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë se re, Gashi ka thënë se pa nënshkrimin e koalicioneve nuk dihet saktë.

“Votë e mjaftueshme konsiderohet nënshkrimi i koalicioneve por ne ende nuk kemi ndonjë koalicion”, u shpreh ai.

Gashi tha se momentalisht i kanë 64 vota.