Sherr me shkopinj e karrige: Përleshen 20 të rinj në Elbasan, disa të plagosur

Një sherr masiv ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan. Gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews.al se se 20 të rinj janë përleshur me njëri-tjetrin me mjete të forta.

Të rinjtë janë goditur me shkopinj, karrige e sende te tjera, ndërsa dyshohet se ka disa të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vullnetari”, ndërsa ndodhen edhe shumë forca policie, të cilët kanë bërë të mundur shoqërimin e 6 rej të rinjve.

Të shoqëruarit ndodhen në Komisariatin e Elbasnait, ndërsa ende nuk dihen motivet e sherrit të të rinjve, të cilë, nw fakt kanë thyer karantinën./abcnews.al