Sherr për 3 drurë gardhi/ 3 të vrarë brenda një familjeje, si nisi sherri mes vëllezërve në Klos

Një ngjarje e rëndë ndodhur këtë të martë në fshatin Xibër të Klosit. Sherri për pronat mes dy vëllezërve ka përfunduar në përdorimin e armëve, duke shkaktuar dhe tre viktima.

Sipas informacioneve nga policia lokale, Sali Dakuci ka qëlluar me pistoletë vëllanë e tij, Kujtim Dakuci dhe djalin e këtij të fundit Flogert Dakuci. Nga plumbat ata kanë ndërruar jetë menjëherë.

Më pas Sali Dakuci që vrarë veten. Që policia të mbërrinte në vendngjarje si dhe ekipet e ambulancave është dashur shumë kohë, mbi 2 orë, pasi fshati ndodhet në një zonë të vështirë dhe larg nga qyteti.

Të dy vëllezërit kanë patur prej disa kohësh një konflikt pronësie që kishte kaluar edhe në proces gjyqësor. Ngjarja e djeshme dyshohet të ketë ndodhur për lëvizjen e një gardhi. 17-vjeçari, Florent Dakuci kur ka parë të atin të goditur nga plumbat e xhaxhait të tij është munduar të ndihmojë atë por në këtë moment Sali Dakuci ka qëlluar edhe mbi të.

Siç raportoi gazetari Enver Doçi për “Balkanweb”, shtetasi Sali Dakuci ka qëlluar me breshëri plumbash vëllanë e tij, Kujtim Dakuci, pas sherrit për drurët e gardhit, ndërsa më pas ka lëshuar një breshëri plumbash edhe ndaj djalit të këtij të fundit, Flogert Dakuci.

Gazetari Doçi tha se Flogerti ishte djali i vetëm i familjes dhe kjo është një dramë edhe më e madhe për familjarët. Ndërkohë, në dy familjet Dakuci tashmë ka mbetur gjallë vetëm djali i autorit të krimit, i cili ndodhet në Itali, pasi familjet kanë vetëm vajza. Gjithçka ka ndodhur në oborrin e shtëpisë, në derën e banesës ku jetonin babë e bir, të cilët kanë ndërruar jetë rrugës për në spital.

Gjithçka ka nisur për tre drurët e gardhit, pasi Sali Dakuci ka kërkuar që drurët të vendosen në pjesën e gardhit të tij. Pasi është kundërshtuar nga i vëllai, ka plasur sherri mes tyre, duke çuar në përdorimin e armëve.

Siç tha gazetari Doçi, dy vëllezërit ishin prej vitesh në konflikt për këtë gardh dhe sot Sali Dakuci ka marrë armën dhe ka qëlluar me breshëri të vëllanë. Më pas, kur djali ka parë babanë të shtrirë në tokë dhe të mbuluar në gjak ka ndërhyrë për ta ndihmuar, por edhe ai është vrarë me breshëri plumbash nga xhaxhai.