Sheshet e Prishtinës mbushen me flamuj të Kosovës dhe Anglisë

“Welcome & Respect” është slogani mikpritës për anglezët që këtë fundjavë do t’ia mësyjnë Kosovës për sfidën e së dielës.

Të dielën në ‘Fadil Vokrri’, Kombëtarja e Kosovës takohet me Anglinë në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2020.

Një ditë para ndeshjes, gjithandej nëpër Prishtinë sheh slogane të ndryshme mikpritëse.

Ndërsa, sheshet e Prishtinës tashmë janë mbushur me flamuj të dy vendeve.