Flet për angazhimin e Qeverisë për kulturën dhe sportin

Kryeministri Albin Kurti ka treguar për angazhimin e Qeverisë në këto dy vjet e gjysmë për kulturën, sportin dhe kujdesin për trashëgiminë kulturore.

Ai ka shkruar në Facebook se kanë ndarë afër 15 milionë euro për mbështetje direkte në kulturë.

Sipas tij, deri në fund të vitit do të përkrahin organizatat dhe artistë të pavarur me mbi 6 milionë euro, 180% më shumë sivjet sesa ishin përkrahur në vitin 2019.

Buxheti për librin, sipas Kurtit, u gjashtëfishua nga 160 mijë euro në 1 milion. Themeluam institucionin e Operës së Kosovës.