Shi e breshër në këtë qytet të Kosovës

Në qytetin e Obiliq diku rreth orës 14 e 30 ka filluar një shi i madh, i cili shumë shpejt u shndërrua në breshër.

Ndryshimet e papritura të motit kemi këtyre ditëve jo vetën në këtë komunë, por në krejt Kosovën. Madje në disa komuna kjo është përcjell edhe me vërshime e dëme të mëdha në kulturat bujqësore.

Nga fotot e videot që i kanë dërguar lexuesit e Fokusit shihet se edhe në Obiliq poashtu rreshjet janë edhe të befasishme edhe të mëdha. /Fokusi.info/