Kandidati i Nismas për deputet me ‘kallash’, pa shikuar e me cigare në gojë dridh Gjermaninë

“Të nisësh diçka” nuk do të ketë një kuptim aq pozitiv si dikur. Kjo sepse fjala ‘nismë’ është përlyer goxha shumë nga partia që mban këtë emër, Nisma Socialdemokrate, dhe së cilës nuk po i ndalen skandalet. 

Kandidati për deputet në zgjedhjet e fundit, z.Enver Shala, shihet derisa gjuan me një armë të tipik AK47 ose siç njihet në popull si ‘kallashnikov’ apo shkurtimisht ‘kallash’.

Ai gjuan disa herë në ajër duke mbajtur në gojë një cigare dhe duke mos shikuar fare për disa sekonda nga drejtimi kah po shkonin plumbat.

Një portal kosovar i afërt me Policinë e Kosovës, Indeksonline, ka raportuar se z.Shala e ka bërë një veprim të tillë në Gjermani. Megjithatë, Periskopi nuk ka informacione në lidhje me ngjarjen.

Në zgjedhjet e fundit, ky kandidat i kishte fituar afër 800 vota.