Shi i madh e breshër në Mitrovicë!

Mitrovica është përfshirë nga një furtunë e madhe me shi e kokrriz.

Pas një dielli të fortë dhe temperaturave të larta, askush nuk e kishte pritur këtë breshër të madh, shkruan Jepi zë.

Nga disa lagje qytetarët po raportojnë se disa rrugë janë bllokuar nga shiu dhe kokrrizi i madh që ra.

Edhe në këto momente shiu po vazhdon të bie, ndërsa në videot e dërguara në adresë të Jepi zë, shihet grumbulli i ujit në qendër të qytetit.

Ndryshe, ky breshër duket se ka dëmtuar edhe shumë kulturat bujqësore në shumë vende të rrethinës së Mitrovicës.

Video 1

Video 2