​Zhduket një femër e mitur në Mitrovicë

Është zhdukur një e mitur në Mitrovicë. Babai i saj ka raportuar të hënën në polici për zhdukjen e së bijës.

Ai ka thënë se vajza i është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se vajza e tij e moshës se mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.