Shifra të frikshme edhe në Shqipëri dhe 14 viktima nga Covid-19

Shifra tmerrësisht të larta janë regjistruar ditën e sotme nga Covid-19. Në 24 orët e fundit kanë dalë pozitiv me Covid-19, 836 persona dhe janë shënuar 14 viktima. Kjo është dita me më shumë infektime dhe viktima në vend.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

560 raste në Tiranë, 31 raste në Fier dhe Elbasan, 30 raste në Vlorë,

28 raste në Durrës, 24 raste në Kurbin, 21 raste në Shkodër, 16 raste në Kurjë,

15 raste në Pogradec, 14 raste në Mirditë, 10 raste në Kuçovë,

9 raste në Gramsh, 8 raste në Malësi e Madhe, 7 raste në Pukë,

5 raste në Lushnje dhe Kolonjën, 4 raste në Korçë, Sarandë,

3 Devoll dhe Gjirokastër, 2 raste në Mallakastër, Mat dhe Dibër,

1 rast në Tepelenë, 1 rast në Peqin.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 8082

Durrës 1180

Elbasan 742

Fier 1151

Korçë 905

Vlorë 745

Shkodër 866

Lezhë 667

Berat 507

Kukës 317

Dibër 142

Gjirokaster 428