Grenell: Mediat të hulumtojnë ndjekjen penale të Thaçit nga ish-kryeprokurori Smith

Ish ambasadori i ShBA-ve në Gjermani dhe ish i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, u ka bërë thirrje mediave që të hetojnë ndjekjen penale të ish-presidentit, Hashim Thaçi nga ish-kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Jack Smith në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Grenell tha Thaçi është ende në burg dhe sipas tij aktakuza e Smith është mbushur me gënjeshtra.

Ai konsideron se ish-kryeprokurori Smith e ka shkatërruar reputacionin e Hagës.

“Mediat duhet të shikojnë ndjekjen penale të Hashim Thaçit në Hagë nga Jack Smith. Thaçi është ende në burg – dhe megjithatë aktakuza e Jack Smith është e mbushur me gënjeshtra. Dëshmitarët e rremë tani kanë disa akuza të egra për taktikat e Jack. Ai ka shkatërruar reputacionin e Hagës”, shkroi Grenell.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1632104085695475712?s=20