Shijoni bukurinë e vendit nga ku nisë rrugëtimin e tij Babadimri (video)

Babadimri, i cili iu jep dhurata fëmijëve, është në të vërtetë Shën Nikolla. Shën Nikolla është një figurë e lashtë, antike, e thurur me legjenda, përralla, mite.

Kulti i Babadimrit është i përhapur të gjithë hemisferën perëndimore, por ndër shekuj ka përjetuar ndryshime rrënjësore, deri sa erdhi në formën e sotme bashkohore…

Imazhin e Babadimrit në kohën moderne ia ka dhënë dy shkrimtar amerikanë, të cilët janë: Thomas Nast dhe Clement Clarke Moore.

Për Babadirin ka kundërthënie të shumta nëpër botë.

Një pjesë e të krishterëve e përkrahin Babadimrin, për shkaqe fetare, meqë ka një traditë shekullore, iu duket se ka lidhshmëri me vlera shpirtërore, etj.

Ndërsa, një pjesë tjetër e të krishterëve e kritikojnë Babadimrin për shumë arsye, por më kryesoret janë: Kulti i Babadimrit është me prejardhje pagane, nuk ka themele kristiane dhe në veçanti, rreth Bababadimrit, çdo gjë është biznes, fitim, tregti.

Në ditët e sotme, Babadimri fillon rrugëtimin e tij nga Poli Verior, konkretisht nga rrethina e Lapland në Finlandë. /Fokusi.info/

Bukuria e këtij vendi është vërtetë mahnitëse dhe ia vlen të shijohet.