Fjalimi historik i Zelenskyt në Kongres

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mori duartrokitje të vazhdueshme në Kapitol Hill për fjalimin e tij në një seancë speciale të Kongresit në një përpjekje për të bindur ligjvënësit dhe senatorët amerikanë që të vazhdojnë financimin e luftës ndaj vendit të tij, për tu mbrojtur nga pushtuesit rusë.

Pas takimit që ai pati në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Joe Biden, Zelensky u thirr për t’iu drejtuar një auditori dypartiak, në udhëtimin e tij të parë të jashtë Ukrainës që kur Rusia nisi pushtimin e saj në fund të shkurtit.

Disa sekonda brohoritje vazhduan ndërsa Zelensky arriti në podium, disa deputetë i shtrënguan dorën.

“Është shumë për mua”, tha Zelensky me shaka teksa filloi fjalimin e tij.

Ai tha se Ukraina mund ta fitojë luftën kundër një ushtrie ruse të armatosur më mirë, por shtoi se ndihma ushtarake dhe financiare e SHBA-së është “vendimtare” për të arritur fitoren përfundimtare.

Mbrojtja e Ukrainës “nuk është vetëm për jetën, lirinë dhe sigurinë e ukrainasve. Ajo do të përcaktojë nëse do të ketë demokraci për ukrainasit dhe amerikanët”, tha Zelensky.