Shikoni çfarë ushtrimesh të veçanta bëjnë ushtarët kinezë (video)

Ushtarët kinezë në Tibet së fundmi kanë kryer disa stërvitje të veçanta të ngasjes.

Dhjetëra prej tyre kanë stërvitur me kamionë, por manovrimet e tyre nuk mund t’i bëjnë shoferët e zakonshëm.

Ushtarët kinezë këto manovrime të veçanta i realizuan në kushte të vështira në bazën ushtarake.

Stërvitjet janë realizuar për të testuar dhe përmirësuar aftësitë e shoferëve, transmeton KTV.

Përveç këtyre testeve, ushtarët janë stërvitur për përgjigje të shpejta në rast të ndonjë sulmi të papritur.

Një prej testeve më të vështira ishte ajo kthimi i kamionit në 60 kilometra në orë shpejtësi.

E testi tjetër ishte goditja e disa balonave me një diametër prej 20 centimetrash.

Tjetër sfidë e shoferëve ishte vozitja në ngrica dhe copa akulli.