Shikoni si ushtron Khabib, për ndeshjen e ardhshme në UFC (Video)

Khabib Nurmagomedov është xhiruar duke notuar në një lumë të ftohtë në Dagestan të Rusisë, edhe atë në drejtim të kundërt të rrjedhës së ujit.

Ylli i arteve të përziera marciale nuk ka ndonjë meç të caktuar, mirëpo ka marrë masa të pazakonta për të ruajtur formën dhe mprehtësinë.

Për herë të fundit, Nurmagomedov është ndeshur në muajin shtator kur fitoi ndaj Dustin Poirier në Abu Dhabi në kuadër të ‘UFC 242’ dhe e mbrojti titullin e UFC-së në kategorinë e peshave të lehta.

Ai pritet të kthehet në tetëkëndësh në muajin mars ose prill të vitit të ardhshëm dhe me shumë mundësi do të përballet me Tony Ferguson.

Ndërsa videoja e publikuar në rrjetet sociale, tregon se sa i vendosur është Khabib teksa noton në lumin Sulak në regjionin Kizilyurt të Dagestanit.