Shiu gëzon pa masë zjarrfikësit në Australi (video)

Si pasojë e zjarrit që ka kapluar Australinë, që prej shtatorit e deri më tani, kanë mbetur të vdekur afro 20 persona, si dhe 500 milionë kafshë kanë mbetur të ngordhura.

Temperaturat në vendet australiane kanë arritur deri në 50 gradë Celcius, duke e bërë të pamundur banimin në zonat e prekura. Si rrjedhojë, janë nisur operacione masive evakuimi me helikopterë në gjithë Australinë.

Shiu ka filluar të bie në bregdetin lindor, por autoritetet kanë paralajmëruar se ato nuk do të zgjasin dhe se zjarret kryesore nuk do të fiken nga reshjet atmosferike.

Pavarësisht kësaj, shiu po sjellë gëzim në fytyrat e zjarrfikësve dhe ekipeve shpëtuese australiane.

Ndiqeni videon e mëposhtme për të parë emocionet që ngjallin reshjet atmosferike tek fikësit e zjarrit.