Shiu rriti nivelin e ujit në Batllavë 1.61 m dhe në Badoc 0.95 m

KRU “Prishtina” ka ripërsëritur thirrjen drejtuar konsumatorëve që vazhdojnë shpenzimin racional të ujit të pijshëm, meqë sasia e akumulimit të ujit në liqenet prej nga furnizohen, Batllava e Badoci nuk është shtuar shumë, me gjithë reshjet e shiut ditëve e javëve të fundit.

Sot, niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 628.47 metra mbi nivelin e detit, ose 6.53 m nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 640.10 metra mbi nivelin e detit, ose 9.75 m nën kuotën maksimale, saktësojnë në KRU “Prishtina”.

Nga java e kaluar liqeni i Badocit ka ngritje të nivelit prej 0.95 metra, ndërsa ngritje më të theksuar kishte në liqenin e Batllavës – 1.61 m.