Analisti politik zbulon planin e Isa Mustafës për t’u kandiduar për kryeministër

Analisti politik, Vigan Qorolli ka theksuar se Isa Mustafa njëjtë sikurse u rizgjodh kryetar partie, njëjtë do të zgjedhet si kandidat për kryeministër.

Sipas tij, edhe në mbledhjen e sotme të Kryesisë, ai do t’u thotë anëtarëve të partisë kush do të jetë kandidat për Kryeministër, askush nuk reagon dhe atëherë ai prap do të jetë kandidat për kryeministër.

Shënimi i plotë:

Kryetari i LDK, Isa Mustafa, pritet te veproje njejte ashtu siç ka vepruar edhe vitin 2019 ne zgjedhjet per kryetar te partise se pare te pluralizmit ne Ballkan.

Naten e fundit te zgjedhjeve partiake me 2 gusht 2019, kishte deklaruar se nuk kishte interes te rizgjidhej kryetar i partise. Thoshte, “LDK po e kerkon nje kryetar konsensual.” Te nesermen me 2 gusht z. Mustafa u rizgjodh “konsensualisht” ne krye te LDK!

Keshtu pritet te ndodh sot: do t’u thote anetareve te partise se tij, se kush deshiron te behet KM, ata me gjase heshtin dhe ky del “konsensual” duke u bere KM i Kosoves per te dyten here ne jeten e tij.

Ne vitin 2010, nuk verehej se kishte ambicie per t’u bere kryetar partie, por ne gare me ish shefin e tij, Fatmir Sejdiu, diten e fundit deklaroi se, anetaresia po ia kerkon kandidimin. Pjesa tjeter e rrefimit dihet, te nesermen e mundi ne gare ish-presidentin Sejdiu.

Jo rastesisht, Isa Mustafa, eshte politikani me jetegjate ne historine tone: 40 vjet aktivizem ne politike jane treguesi me i mire i nje maheri sui generis!