Shkarkohet trajneri i Prishtinës?

Mirel Josa është shkarkuar nga posti i trajnerit të Prishtinës, sipas burimeve të Klan Kosovës.

Trajneri tiranas kishte ardhur në krye të klubit kryeqytetas në vitin 2017, dhe që nga atëherë e ka të fituar vetëm Kupën e Kosovës.

Ky lajm vjen pas humbjes së befasishme të Prishtinës nga St. Joseph’s në kuadër të kualifikimeve për në Ligën e Evropës.