Shkëndija bën ofertë për mbrojtësin e kombëtares

Shkëndija e Tetovës pasi nuk arriti që të sigurojë shërbimet e mesfushorit Sabien Lilaj, tashmë po tenton për një tjetër futbollist të kombëtares sonë.

Bëhet fjalë për Andi Lilën, emri i të cilit qarkullon edhe në listën e skuadrës së Tiranës.

Mediat në Maqedoni raportojnë se skuadra tetovare, i ka bërë një ofertë Lilës, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës greke të PAS Janina.

Mbetet të shihet nëse drejtuesit e Shkëndijës do të bindin futbollistin e njohur shqiptar.

Lila ka një karrierë të pasur, pasi ka qenë edhe pjesë e Seria A me Parmën, ku edhe ka gjetur rrugën e rrjetës.