Kush është trajneri i Kosovës Primozh Gliha?

Primozh Gliha, është trajner i Kosovës në futboll.

Ai do ta pasojë Alain Giressin, në këtë pozitë i cili u shkarkua pas humbjes nga Bjellorusia.

Vendimi u mor nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Por, kush është slloveni Primozh Gliha?

Tani 55-vjeçari, nuk është emër i panjohur për Kosovën.

Ai i kishte drejtuar “Dardanët” në vitin 2021, në dy ndeshje.

Primozh Gliha, ishte caktuar si trajner i përkohshëm në vend të Bernard Challades.

Në miqësoren ndaj Jordanisë, ku Kosova humbi me rezultat 2:0 kurse ndaj Greqisë në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Qatar 2022”, barazoi me rezultat 1:1.

Gliha ka drejtuar disa skuadra në Slloveni si: Olimpija Ljubjana, Mura, Koper.

Derisa në periudhën 2015-2020 ka qenë në krye të pankinës së Sllovenisë U21.

Ai po ashtu ka pasur një karrierë edhe si futbollist.

Slloveni gjithashtu kishte deklaruar se ka jetuar në Kosovë, ku e kishte kryer edhe ushtrinë.