Spektakolare: Arsenali triumfon në sekondat e fundit

Arsenali ka shënuar fitore të madhe ndaj Bournemouthit, me rezultat 3-2, në kuadër të javës së 26-të në Premier League.

Të parët në epërsi në “Emirates” kaluan mysafirët me anë të Philip Billing, në minutën 1’. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, pasi nuk pati më gola.

Në pjesën e dytë, Marcos Senesi, në minutën e 57’ e dyfishoi epërsinë. Nuk vonoi shumë dhe vendasit e realizuan golin e parë në ndeshje në minutën e 62’, me anë të Thomas Partey.

Ben White me një gol të bukur në minutën e 70’, arriti ta barazojë rezultatin. Topçinjtë nuk u ndalën deri sa e gjetën golin e fitores me anë të Nelson, në minutën e 98’.

Arsenali edhe më tutje mbetet në vendin e parë, me 63 pikë, pas 26 ndeshjeve.