Shkëndija elektrike, digjen dy banesa në Berat

Dy banesa janë përfshirë nga flakët duke mbetur të djegura plotësisht në Berat. Zjarri ka rënë në banesat e familjes Eskiu në lagjen “Jani Vruho”.

Mësohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Nga ngjarja ka vetëm dëme materiale, pasi fatmirësisht në të dy banesat nuk jetonte njeri./lapsi.al