Shkon në 35 numri i të vdekurve në bazën ushtarake në Lviv

Të paktën 35 persona janë vrarë dhe 134 janë plagosur në sulmin me raketa ruse në një bazë stërvitore ushtarake në Ukrainën perëndimore.

Kështu ka bërë të ditur guvernatori rajonal i Lviv, raporton BBC.

Kujtojmë se 30 raketa ka hedhur Rusia gjatë mbrëmjes së kaluar drejt objektit ushtarak në Lviv të Ukrainës, zonë kjo që ndodhet afër Polonisë dhe përdoret si bazë trajnimi nga NATO.

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, ka thënë se duhet të mbyllet hapësira ajrore dhe të ndërmerren veprime që të parandalohet.

“Ky është një sulm i ri terrorist ndaj paqes dhe sigurisë pranë kufirit BE-NATO. Duhet të ndërmerren veprime për ta ndaluar këtë. Mbylle qiellin!” tha ai.

Baza e stërvitjes ushtarake Yavoriv, ​​afër kufirit polak, u godit nga disa raketa, thonë zyrtarët.

Deri më tani raportohet për nëntë të vrarë nga ky sulm, ndërsa 57 të tjerë janë plagosur tha guvernatori i rajonit Lviv.

Ai thotë se Rusia gjuajti 30 raketa mbi objektin ushtarak.