Shkrumbohet makina me të cilën udhëtonte Ermal Mamaqi, Inva Mula dhe VIP-a të tjerë (VIDEO)

Makina me të cilën udhëtonin Ermal Mamaqi, Inva Mula Mirela Sula dhe disa personazhe të tjerë të njohur është shkrumbuar në afërsi të Tropojës para një ore. Lajmin e ka bërë publik në rrjetet sociale vetë shkrimtarja Sula.

Ajo tregon me video se si makina me të cilën ata po udhëtonin ka marrë flakë në mes të rrugës, ndërsa fatmirësisht kishin arritur të dilnin në kohë nga mjeti. Ajo falenderon Ermalin, ku sipas saj vetëm falë tij ata janë gjallë tashmë.

“Kjo është makina me të cilën ne ishim nisur për të shkuar në Tropojë dhe Zoti donte që në të shpëtonim, të jemi gjallë.  Ermal falë teje jemi gjallë. Imagjino të ishim akoma aty brenda çfarë do ndodhte, ne duhet të jetojmë akoma. Po mos të kishim qenë rob zoti s’do shpëtonim, falë energjisë së mirë”, shprehet ajo. Ndërkohë që Sula bënte videon, makina ende nxirrte tym nga flakët që e kishin pushtuar, pikërisht në ditën e shenjtë të Kurban Bajramit.