Shkyçen reaktorët bërthamorë në Francë

Në Francë për shkak të temperaturave të nxehta shkyçen dy reaktorë bërthamorë
– Për shkak të valës së nxehtë këtë javë në Francë dy reaktorë bërthamorë të centralit bërthamor “Golftek” do të duhet që të shkyçen.

Ata nuk do të punojnë deri më 30 korrik, publikoi  gazeta “Mond”. Në fillim të javës efekti i reaktorëve nga të dy reaktorët bërthamorë tashmë është ulur konsiderueshëm .

Për momentin në Francë punojnë 58 reaktorë bërthamorë. Nëse vazhdon vala e të nxehtit, masa të ngjashme do të merren edhe në centralet e tjera bërthamore, publikoi gazeta.