Shmanget tragjedia në familje, elbasanlliu plagos me armë bashkëshorten

Një tragjedi familjare është shmangur nga forcat e policisë sot në Elbasan.

Sipas burimeve të A2, një konflikt bashkëshortor ka degjeneruar në dhunë dhe me tentativën e përdorimin të armëve të zjarrit.

Komshinjtë tyre në lagjen “Luigj Gurakuqi” pasi kanë ndjerë të shtëna armësh kanë thirrur forcat e policisë.

Policia ka ndërhyrë menjëherë duke parandaluar ngjarjen, edhe pse pamjet tregojnë një grua të plagosur që transportohet në spital pas konfliktit.

Sipas informacioneve, personi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.