Shoferi i autobusit bëri manovra të rrezikshme, 47-vjeçarja vdiq pasi ra nga dera e hapur

Ditën e sotme ka rënë në pranga Dritan Pasha, shoferi i autobusit në të cilin humbi jetën një grua.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme, teksa M.K 47 vjeç ka rënë nga autobusi pasi dera ishte e hapur.

Pasha është vënë në pranga pasi akuzohet se ka kryer manovra të rrezikshme me mjetin, duke çuar në vdekjen e 47-vjeçares.

Ajo u dërgua për mjekim në spitalin e Elbasanit, por më pas ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.