Plagoset një person në Prishtinë

Të premten në Prishtinë, më saktësisht në lagjen Bregu i Diellit, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

“Sot rreth orës 16:30, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Rajonit të Prishtinës.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore”.

Policia ka njoftuar se i plagosuri është dërguar për ta marrë trajtimin mjekësor, teksa policia i ka nisur hetimet.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”.

“Aktualisht, hetuesit policorë kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”.