Shokohet Barcelona, mposhtet nga Levante (Video)

Barcelona është befasuar këtë fundjavë duke u mposhtur nga Levante me rezultatin 3 – 1 .

Skuadra katalane ka pësuar humbje në kuadër të xhiros së 11-të në La Liga, duke i dhënë mundësi Real Madrid që në mbrëmje të parakalojë.

Barca kaloi e para në epërsi duke shënuar me anë të Lionel Messi, në minutën e 38-të, nga penalltia.

Levanta e barazoi rezultatin në pjesën e dytë, kur Jose Campana shënoi për 1 – 1 në minutën e 61-të.

Borja Mayoral e kaloi Levanten në epërsi për 2 – 1 në minutën e 63-të.

Nemanja Radoja vulosi fitoren e Levantes, kur në minutën e 68-të shënoi për 3 – 1.

Barcelona gjendet në vendin e parë, në kuotën e 22 pikëve, një pikë më pak se Real Madrid,  kurse Levante numëron 17 pikë për pozitën e tetë.

https://www.youtube.com/watch?v=iPMORXBoOYU