Shoqërohet në polici edhe një tjetër tifoz çek

Gjatë ditës së sotme është shoqëruar në polici edhe një tjetër tifoz çek.

Sipas burimeve të Indeksonline të cilët ishin duke punuar për koreografinë, ai është parë disa herë rreth stadiumit në ora 4 të mëngjesit.

Ai kishte edhe një qantë me vete, në të cilën ende nuk dihet se çfarë kishte.

Kujtojmë se Indeksonline mbrëmë raportoi për ndalimin e tetë shtetasve të Çekisë të cilët kishin planifikuar që nesër gjatë ndeshjes futbollistike Kosovë-Çeki ta ngritnin dronin mbi stadium me flamurin me mbishkrim “Kosova është Serbi”.

Falë vigjilencës së Policisë Rajonale të Ferizajt është bërë i mundur ndalimi i tyre në flagrancë ndërsa janë konfiskuar edhe pajisjet dhe flamujt me mbishkrime.