Lukashenko urdhëron furnizimin me energji elektrike në termocentralin e Çernobilit

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, një aleat i ngushtë i Rusisë, ka udhëzuar specialistët bjellorusë që të sigurojnë furnizimin me energji elektrike në termocentralin bërthamor të Çernobilit në Ukrainë.

Siç taporton agjencia e lajmeve, BeITA, Ukraina dje ka paralajmëruar se e ekzistonte rreziku i një rrjedhje rrezatimi në Çernobil pas ndërprerjes së energjisë elektrike.

Ndërsa mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së tha se nuk ka parë “asnjë ndikim kritik në siguri”.

Rusia akuzoi forcat ukrainase se sulmuan linjat e energjisë dhe një nënstacion që furnizonte termocentralin.

Çernobili ndodhet afër kufirit me Bjellorusinë.