Shpat Zeka fiton medaljen e artë në Lojërat Frankofone Kinshasa 2023

Xhudisti ynë, Shpat Zeka, ka fituar medaljen e artë në Lojërat Frankofone Kinshasa 2023, që po mbahen në Kinshasa të Republikës Demokratike të Kongosë.

Zeka në finale mundi rumunin, Eduard Serban, kategoria -100 kg.

Është kjo medalja e katërt për ekipin tonë në Kinshasa 2023, pas të argjendtave të atletëve, Muhamet Ramadani e Gresa Bakraqi dhe të bronztës së xhudistit tjetër, Dardan Cena.