“Shpejtësi dhe çmenduri”, vetura përmbyset në mes të rrugës

Çdo ditë në Shqipëri ndodh të paktën një aksident. I fundit ka ndodhur mesnatën e të dielës në zonën e Laprakës, ku për pasojë një përson është plagosur, ndërsa në aksident janë përfshirë disa automjete.

Dyshohet se një automjet, i cili po lëvizte me shpejtësi tej normave është përplasur me vargun e makinave që po lëviznin në krah të tij, duke përfunfuar me ‘rrota përpjetë’.

Nga pamjet në vendngjarje, bëhet fjalë për një aksident të shumfishtë, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie.