Matoshi e krahason Kurtin me Kim Jong-un: Diktatorët i fitojnë zgjedhjet rëndom me 100%

Analisti politik, Halil Matoshi, ka krahasuar Albin Kurti me diktorin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, pas fitores së Kurti për kryetar të partisë.

Matoshi ka thënë se diktatorët i fitojnë zgjedhjet gjithmonë 100 për qind.

“Rrahman Jashari dhe kushdo që i thotë Albin Kurtit diktator e ka huqë. Diktatorët i fitojnë zgjedhjet rëndom me 100%”, ka shkruar Matoshi.

Ndryshe, të dielën janë mbajtur zgjedhjet partiake në Lëvizjen Vetëvendosje.

Kurti fitoi për kryetar të partisë me 98.60 për qind të votave.