Shpend Ahmeti akuzon Vetëvendosjen, thotë se i bënë presion që lagjja në Badovc të ndërtohet sa më shpejt

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë sot se ka pasur presion nga Vetëvendosja për lejimin e ndërtimeve në liqenin e Badovcit.

Ai ka thënë është pro anulimit të kushteve të ndërtimit por këtë së pari duhet ta bëjë ministria.

Me këtë rast ka nisur polemika me asambleistët e Vetëvendosjes. Me një moment, kryetari Ahmeti i është drejtuar asambleistëve të Vetëvendosjes.

“Mos më shtini me folë se presionin ma të madh për këtë lagje e kam pasur nga Vetëvendosja”, ka thënë Ahmeti.

Me këtë rast kanë ndërhyrë asambleistët e Vetëvendosjes, duke i thënë që të flasë.

“Fol. Fol se skemi asgjë me fshehë”.

Seanca e jashtëzakonshme për Badovcin po vazhdon akoma ku po kërkohen anulimet e kushteve të ndërtimit afër liqenit.