Shpend Ahmeti: Nga Vetëvendosja është larguar bërthama e saj

Kryetari i PSD’së, Shpend Ahmeti, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.

Ahmeti ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për largimin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje dhe se a do të kenë ndikim largimet e asaj kohe nga ky subjekt në kët zgjedhje.

“Nuk e di a do të ketë impakt”, ka thënë Ahmeti.

Tutje në pyetjen se a është ndarë Lëvizja apo vetëm ka pasur largime ai është përgjigjur kështu.

“Lëvizjen e kanë lëshuar 12 deputetë dhe krejt sekretariati që ishte pika kyçe e organizimit të saj, apo bërthama. Po ashtu janë larguar dy kretar komunash nga tre sa kanë qenë gjithsej.

Nuk ak qenë qëllimi me dëmtu askënd, por vetëm kemi pasur mospajtime. Nuk ka ndonjë interes përveq asaj se si duhet të duket partia. Ne kemi mendaur se nuk duhet të jetë vetëm një person që udhëheq të gjitha subjektin. Unë vendosa të largohem kur filloi përçarja e madhe”.