Shpend Ahmeti reagon për sulmin e mësueses

Pasi një mësuese sot u sulmua me thikë nga një grua brenda shkollës në Prishtinë, reagoi kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, i cili me anë të një postimi në Facebook mësueses në fjalë i uroi shërim të shpejtë dhe njoftoi se rastin po e heton policia.

“Para pak orësh në shkollën 7 marsi në Prishtinë një prinde e një nxënëse në parashkollor ka sulmuar me thikë një mësuese edukatore në vendin e saj të punës”.

“Sapo vizitova mësuesen në QKUK dhe për fat të mirë ajo është larg rrezikut për jetë. Sulmuesja është arrestuar dhe policia po e heton rastin”.

“Mësueses, që me dekada punon në Komunën tonë për të përcjellur dhe përgatitur gjenerata të parashkollorëve, i urojmë shërim të shpejtë”, shkroi Ahmeti.

Kujtojmë se motivet e ngjarjes nuk dihen ende, derisa bëhet e ditur se gjithçka është zhvilluar para syve të nxënësve parashkollorë.