Shpend Maxhuni: AKI nuk është përgjegjëse për kontrollimin e këshilltarëve të Presidentit

Drejtori i Agjencisë për Inteligjencë, Shpend Maxhuni ka raportuar para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Në mes tjerash shefi i AKI-së ka raportuar për punën e këtij insitucioni dhe për emërimin e kryeinspektorit të AKI-së, se pse ende nuk ka një emërim të ri në këtë pozitë të rëndësishme.

Maxhuni është pyetur edhe për agjentin e BIA-s serbe, Branislav Nikoliç, i cili për tri vite ka qenë këshilltar i presidentit Hashim Thaçi.

Para deputetëve, shefi i Intelegjencës ka thënë se, nuk është detyrë e AKI-së të kontrollojë këshilltarët e presidentit të Shtetit.