S’i përgjigjej në telefon, si e gjeti nëna të masakruar 46 vjeçarin në Vlorë, i zhdukur prej 11 shkurtit

Prej 8 ditësh 46 vjeçari Altin Alikaj nga Vlora nuk i përgjigjej në telefon të ëmës e cila ndodhej Greqi.

Ai u shpall i zhdukur vetëm pak ditë më parë pas denoncimit në polici nga kushëriri i tij. Por ishte nëna ajo që e gjeti të pajetë në banesën e tyre këtë të shtunë sapo u kthye nga shteti fqinj. Nuk dihet se si është vrarë 46 vjeçari.

Dyshohet se është qëlluar me armë në shpatull  dhe është goditur e me sëpatë në kokë. Pranë trupit të pajetë është gjetur dhe sëpata me gjak. Mësohet se para krimit autori ka helmuar qenin e tij dhe kishte ulur automatin e energjisë.

46 vjeçari, Alikaj jetonte vetëm në lagjen 24 maji. Ai njihej si përdorues droge por  pa precedentë penal. Rezulton se pak kohë më parë ka qenë në Kosovë dhe është kthyer ilegalisht në Shqipëri pasi i kanë mbajtur pasaportën për arsye që ende nuk dihen. grupi hetimor dyshon se ngjarja mund të ketë lidhje me ndonjë konflikt në Kosovë.

/abcnews.al