Shpërthen bombola e gazit në një byrektore në Tiranë (video)

0
254

Shpërthen bombola e gazit në një byrektore në Tiranë  

Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një byrektore në rrugën “3 Dëshmorët” në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Siç mund të shihet në videon që publikoi Ora News, shpërthimi ka qenë i fortë duke shkaktuar dëme të mëdha në biznes.

Paraprakisht nuk dihet nëse ka të lënduar nga shpërthimi, ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje.