Shpërthen bombola e gazit në Tiranë, panik për banorët e një pallati

0
283

Shpërthimi i një bombole gazi, ka tronditur banorët e një pallati në Tiranë.

Mësohet se një bombolë gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një apartament në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në katin e 13 të një pallati pranë Rrugës së Burgut.

Dyshohet se familjarët e kishin harruar gazin hapur dhe banorët raportojnë se janë dëgjuar dy shpërthime të forta, raporton noa.

Fatmirësisht nga shpërthimi i bombulës së gazit, nuk ka të lënduar.

Të gjithë banorët e pallatit janë evakuuar prej aty deri në shuarjen e plotë të flakëve nga shërbimet zjarrfikëse.

Në vendngjarje ka shkuar edhe policia që ka nisur hetimet.