Shpërthen Salvini: BE një gropë çakenjsh dhe gjarpërinjsh, asgjë më shumë

Kreu i LEGA-s Matteo Salvini nuk është kursyer me fjalorin duke shprehur hapur zemërimin e tij me Bashkimin Europian. Në një intervistë tijën për mediat vendase, Salvini është shprehur se pasi Italia të kalojë periudhën e koronavirusit do të rikonsiderojë qëndrimin e saj në union.

Sipas tij, BE-ja nuk është gjë tjetër veçse një gropë më çakej dhe me gjarpërinj.

“Çmenduri. Evropës i duhen pesëmbëdhjetë ditë të tjera për të vendosur se çfarë të bëjë, nëse dhe kë do të ndihmojë? Përveç “bashkimit”, BE është një gropë gjarpërish dhe çakejsh. Së pari të mposhtim virusin, pastaj mendojmë përsëri qëndrimin në union. Nëse është e nevojshme, do t’i themi lamtumirë. Me sa duket në Berlin dhe Bruksel ata nuk po e kuptojnë që njerëzit po vdesin. Nëse kjo është BE, është një m*t. Ikni mbushuni…,” – shprehet Salvini.

Italia në total ka shënuar 9,134 persona, ndërsa 86.498 janë të prekur nga pandemia. Kreu i Institutit Kombëtar të Shëndetit në Itali paralajmëroi që infeksionet ende nuk kanë arritur kulmin e tyre.