Qeveria ndan 7 milionë euro për shtesa të fëmijëve dhe për lehona

Qeveria e Kosovës ka ndarë shtatë milionë euro për shtesa të fëmijëve deri në 16 vjeç dhe për nënat lehona.

Nga Qeveria kanë bërë të ditur se ky ndryshim është në funksion të përmbushjes së njërës nga prioritetet e Qeverisë, në cilën parashihen shtesat e fëmijëve deri në moshën 16-vjeçare, implementimi i së cilës do të bëhet në mënyrë graduale.

“Kalon plotësim-ndryshimi, i cili ndryshon titullin e Masës 3.5 në ‘Masa 3.5 – pagesa për lehonat dhe shtesat e fëmijëve – 7 milionë euro’. Ky ndryshim është në funksion të përmbushjes së njërës nga prioritetet e Qeverisë, në cilën parashihen shtesat e fëmijëve deri në moshën 16-vjeçare, implementimi i së cilës do të bëhet në mënyrë graduale”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Po ashtu, ky plotësim-ndryshim parasheh përfshirjen edhe të lehonave të punësuara, krahas atyre të papuna, për mbështetje financiare, që do të ofrohet nga Qeveria, me qëllim të fuqizimit të mëtutjeshëm të grave në tregun e punës.