Shpërthim i fuqishëm në Elbasan

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit Metalurgjik në Elbasan.

Gazetari i ABC Aldo Kozarja raporton se shpërthimi ka ndodhur në një kompani private gjatë përpunimit, ndërsa ai është dëgjuar disa kilometra larg zonës ku ka ndodhur.