Shpërthim i fuqishëm në Prishtinë, dëmtohen gjashtë vetura

Të premten në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë, banorët dëgjuan një shpërthim të fuqishëm, që sipas Policisë së Kosovës kishte qenë një granatë dore.

Siç njofton Policia e Kosovës për klankosova.tv, informata për shpërthim ishte pranuar në orën 7 të mëngjesit, ku janë dëmtuar gjashtë vetura.

Bëhet e ditur se nuk ka persona të lënduar, teksa terreni është pastruar nga njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz. Përgjatë kryerjes së ekzaminimit të vendngjarjes rruga është bllokuar për lëvizje ndërkaq njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese ka bërë pastrimin e terrenit”- njoftoi për klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Lini një Përgjigje