Shpërthim me eksploziv automjetit të shoferit të linjës Delvinë-Athinë

Një shpërthim eksplozivi është regjistruar në qendër të qytetit të Delvinës.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 00:20. Si pasojë e shpërthimit është shkatërruar një automjet fuoristradë “Mercedes-Benz” GLE në pronësi të Vango Zoto, 53 vjeç. Zoto shofer i linjës Delvinë-Athinë.

Burime për ABC News bëjnë me dije se nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet.