Shpërthim në Fushë Kosovë, Policia jep detaje

Sot, rreth orës 11:00 është gjetur një mjet shpërthyes në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka dhënë detaje.

“Rreth orës 11:00, në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë, është gjet një mjet i dyshuar shpërthyes. I njëjti në mënyrë të kontrolluar është shpërthyer nga njësitet kompetente. Me rastin i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, po merren njësitet nga stacioni i Fushë Kosovës”, ka deklaruar Ahmeti./Fokusi.info/