Qeveria Kurti VS Qeveria Hoti, Abdullahu: Mund të bëhemi gaz i botës

Analisti Faton Abdullahu shpjegon se pse Kosova mund të bëhet ‘gaz i botës’ me Qeverinë Kurti dhe Qeverinë Hoti.

Ai shkruan:

Mund të bëhemi gaz i botës

Qeveria në dorëheqje Kurti, sillet dhe vepron thua se do të qeverisë edhe për një kohë të gjatë. E bindur se për këtë ka të drejtë, e ka vullnetin e qytetarëve, bile edhe mbështetjen kushtetuese, dhe duhet të vazhdoj deri në zgjedhjet e ardhshme. Kurse Qeveria në ardhje Hoti, jep shenja se konstituimi i saj është cështje ditësh dhe se kjo është punë e kryer për katër vitet e ardhshme.

Në anën tjetër Qeveria Kurti duke heq rrethojat tek ndërtesa e Qeverisë, duke mos dashur të lejoj hyrjen e z. Pacolli për të penguar kështu një votë në rast se prej saj varet konstituimi i Qeverisë Hoti, duke përgaditur koreografi reagimesh politike edhe nga ballkoni, lë përshtypjen se jo vetëm që nuk e ka ndërmend të largohet pa u shpërbë Kuvendi ekzistues, por nuk do ta bëj këtë paqësisht. Qeveria në ardhje Hoti, gjithashtu është e bindur se e ka përkrahjen e qytetarëve, shumicën e nevojshme dhe mbështetjen në Kushtetutës gjithashtu.

Pavarësisht të gjithave kur krejt kësaj i shtohet situata me pandemi, krejt kjo mund të quhet papërgjëgjësi morale e politike dhe injorim deri në anashkalim të dëmshëm të interesave të familjeve tona, qytetarëve tanë, por edhe krejt Kosovës. Kjo situatë mund të stërkeqet deri në përleshje jo vetëm politike e të bëhemi gaz i botës.