Shpërthimi me tritol/ Flet Armand Duka: Në shtëpi ishte djali dhe bashkëshortja, një njeri me kapuç u afrua te dera dhe…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Durrës. Shpërthim me tritol në shtëpinë e kreut të FSHF, Armand Duka në Durrës. Në një prononcim për “News 24”, Duka u shpreh se në shtëpi ndodhej djali dhe bashkëshortja e tij.

Nuk kam mundësi me dhënë deklarata. E ka dëgjuar e gjithë Durrësi. Fam,ilja ime, djali, gruaja, unë tani erdha.

A ka dëmtime?

Jo, nuk kemi dëmtime, porta është larg nga banesa.

Ku dyshoni?

I kemi edhe kamerat e rrugës, shtëpisë, kam filmimet. Një njeri me kapuç është afruar tek porta ka vënë dinamitin. Nuk ia kam idenë. Maksimumi deri nesër do e dimë kush e ka vënë, këta nuk lënë krim pa zgjidhur

Cclidhje ka me filmat e Veliajt.

Keni dyshime se kush e ka bërë?

Unë s’jam polic